Shuhet ish-piloti mirditas, Komandanti i Shkolles se Larte te Aviacionit!…
(Eshte shuar nga nje semundje e rende ish-aviatori i shquar mirditas, njeherit Komandant i Aviacionit te Republikes dhe Pedagog i Akademise Ushtarake, Nikoll Dudi.
Ushtaraku i larte, pilot, ka lindur ne Fang te Rubikut, per t’u shkolluar ne vendlindje dhe me pas ne shkollen ushtarake Skenderbej dhe me pastaj edhe ne Rusi, ku perfundoi shkollen e aviacionit.
Fillon karrieren ushtarake ne vitin 1960 duke drejtuar si pilot avionet luftarak MIG 15 dhe MIG 17 si dhe zv/komandant skuadrilje. Per disa vite drejtoi dhe shkollen e larte te aviacionit ne Vlore, ndersa per 10 vite pedagog ne Akademine ushtarake.
Vlen te theksohet fakti se aviatori mirditas Nikoll Dudi, kishte nje dimension te larte intelektual edhe si studiues, kandidat i shkencave, ne vitet ’80-te ishte bashkautor ne hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar dhe ne Enciklopedine Shqiptare si dhe autor i disa shkrimeve ne revistat ushtarake, kryesisht per aviacionin ushtarak shqiptar)