Ndahet nga jeta ne moshen 29 vjecare ne Itali Aldi Marku, djali i dy miqve tane te shkelqyer, familje model e Sander dhe Adriana Marku.
Familja ne fjale vjen nga Malaj dhe per disa vite ne Rreshen, nderkaq prej vitesh kane ndertuar jeten ne Forli te Italise, ku kane vene emer per mire si nje nga familjet shqiptare me model ne ate zone me femije te mrekullueshem.
Lajmin e kane percjelle familjare dhe te aferm, duke bere me dije se Aldi 29 vjecar sapo eshte kthyer nga puna dhe ka hyre ne det, nje atak kardiak i ka nderprere jeten ne menyre te befte, dhe krejt parakohshem.
Nga pershkrimet e atyre qe e kane njohur Aldin dhe nga nje kalim neper ato copeza fragmentesh meditative dhe qasjesh filozofike qe ai shenonte ne perditshmerine e tij ne rrjetet sociale, binte ne sy bota e madhe shpirterore e tij dhe nje jete sa intensive si i ri fantastik i gjenerates se re, por dhe i shtruar si djale azgan, i mbrujtur me parimet urtesore te genit te te pareve, qe nga Malajt, vendlindja e babait te tij Sandrit apo dhe nenes se tij Adrianes e lindur ne Nderfushas po ne nje familje punetoresh dhe urtakesh. Aldi, pos punes, ishte i dhene me pasion te jashtezakonshem ndaj arkitektures por dhe piktures dhe me plot hobe te tjera elitare.
Ngushellime te thella per familjen, prinderit, vellain dhe gjithe te afermit e tij, i paste drite shpirti ketij djaloshi mrekulli qe Zoti e mori kaq shpejt si engjell te vetin lart ne qiell!)
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)