Sot aktori i shquar i Estradës së Fierit dhe Kinematografisë Shqiptare, 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐚𝐫 𝐏𝐚𝐣𝐚 “𝐀𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭 𝐢 𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭”, feston 84 – vjetorin e lindjes💐!
🖇Luftar Paja lindi në 1 dhjetor 1941, në Gorishovë (Cakran, Fier).
Aktivitetin teatror do ta niste qysh në moshë të hershme, në radhët e lëvizjes amatore, ndërkohë që në vitin 1963 do të diplomohej në kursin e aktorëve pranë Teatrit Popullor në Tiranë.
🎭 Më pas, për tri dekada, do të ishte një prej aktorëve kryesorë të Estradës dhe Teatrit ‘’Bylis’’ të Fierit.
🎭 I shquar kryesisht si aktor i zhanrit të humorit, ai do të ‘’skaliste’’ me mjeshtërinë dhe talentin e vet me dhjetra personazhe dhe karaktere, që kanë mbetur të pashlyera në memorien e spektatorit dhe publikut shqiptar.
Duke përfshirë edhe angazhimin në Teatrin Kombëtar, Luftar Paja numëron në repertorin e tij artistik 7️⃣0️⃣0️⃣ figura dhe personazhe të realizuara.
🎬Një kontribut të shquar ai ka dhënë edhe në Kiematografinë shqiptare, duke interpretuar në 30 filma artistikë.
🔖Për merita dhe kontribute në teatër dhe kinematografi, Luftar Paja është vlerësuar me çmime të ndryshme, përfshirë edhe titujt:
‘’Artist i Merituar’’, ‘
’Artist i Popullit’’,
“Medalja Naim Frashëri”,
‘’Qytetar Nderi’’ i Fierit,
‘’Nderi’’ i Qarkut Fier,
“Simbol” i Qytetit të Tiranës, etj.











