Referendumi/ Bardhi pranon se PS është më demokratike, rrjeti shpërthen me meme
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi mbrëmë në Top Channel se referendumi që kërkon Sali Berisha nuk mund të funksionojë.
Ai tha se statuti i Partisë Demokratike nuk e njeh referendumin.
Por më pas, juristi Bardhi e pranoi se Partia Socialiste është më demokratike, kur tha se PS e njeh referendumin.
“PD-ja nuk e njeh referendumin. PS-ja e njrh, kryetari i asaj partie është zgjedhur me referendum, por jo PD-ja. Statuti nuk e pranon,” tha Bardhi.
Ndërkohë situata e krijuar në PD ka nxitur meme të shumta online, ku kryqëzohet kryetari i saj, Lulzim Basha.