Shefi i policisë shan me ‘rob shpie’ dhe i thyen dhëmbët të burgosurit/ Klodiana Lala nxjerr denoncimin e fortë
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një denoncim të fortë për atë që ndodh në burgjet e vendit.
Një i dënuar ka nisur një mesazh në adrësë të gazetares, ku akuzon shefin e policisë se burgut Drenovë Krenar Kasa, se ka ushtruar dhunë, deri në turturë me thyerje dhëmbësh ndaj të burgosurve.
Madje sipas denoncuesit, Kasa përdor dhe fjalor jo etik, duke i fyer me rob shpi dhe futur padrejtësisht në izolim.
Lala bën thirrje se SHKBB të nisë menjëherë hetimet.
“Nje denoncim nga nje i denuar…
SHKBB te nise menjehere hetimet. Ajo qe po ndodh ne burgje eshte e tmerrshme. Korrupsion, dhune dhe abuzime
Me poshte denoncimi…pa emer se ndryshe e peson dhe i denuari qe me ka shkruar
“Dua te denoncoj ke ju dhe dua ta bej publike ne media kete rast ushtrim dhune si me poshte! Me dt.9.8.2021 ora 12.30 minuta diten e hene ne IEVP burgu drenove soktori 3 Godina A eshte ushtruar dhune fizike ndaj te paraburgosurit Martin Kosturi 20 vjec nga korca duke i thyer dhembet dhune e ushtruar nga shefi i policise se burgut drenove korce Krenar Kasa,ka perdorur dhune fizike dhe ndaj te paraburgosurve shtetasve ilirjanFama dhe Edjon Mullahymeri duke ju shkaktuar emotoma entje ne fytyre fraktura ne trup,torture ushtruar nga shefi i policise burgu drenove Krenar Kasa ne prezence te komisionit policor ne prezence te juristit dhe edukatorit te istitucionit te burgut,duke perdorur nje fjalor jo etik duke i share te paraburgosurit nga familja nga nena dhe me rob shpie dhe padrejtesisht i ka futur te paraburgosurit ne izolim.
Denoncoj ke ju ushtrimin e dhunes fizike ndaj te paraburgosurve,fjalorin jo etik, kerkojme hetimin e kesaj ngjarje te turpshme hetimin e shefi i policise Krenar Kasa IEVP burgu Drenove Korce. Faleminderit Klodi.”/