Gazetarja&moderatorja Greta Hoxha sot ka ditëlindjen e saj. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Qarku Fier e uron atë : Dhe 100 vite të lumtura! Hoxha është gazetare prej me shume se nje dekadë në ekranet televizive Shqiptare duke spikatur me profesionalizmin dhe kémbënguljen e saj ne profesionin e gazetarisë. Ajo dallohet jo vetëm si gazetare terreni por dhe si një prezantuese dhe moderatore e talentuar. Prej shumë vitesh Hoxha është anëtare aktive e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë si dhe prej më shumë se një vit nënkryetare e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Qarku Fier e zgjedhur me vote zgjedhore prej antarësisë. Përveç gazetarisë Hoxha ka “rrokur” si degë dhe drejtësinë duke vazhduar masterin në Fakultetin Juridik. Shumë urime koleges Greta Hoxha në ditën e shënuar! Jetë, shëndet dhe shumë suksese!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka