Gazetarja afgane, Lailuma Sadid ka shpërthyer në lot dhe u ka bërë thirrje grave që të ngrenë zërin e të mos përulen para talebanëve. Në një video-mesazh, Sadit iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg gjatë një konference për shtyp. Ajo tha se edhe pse sot jeton në Bruksel, flet në emër të të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen, të grave të bllokuara në Afganistan.
“Talibanët nuk duan që gratë të jenë të lira, ata nuk duan që askush të jetë i lirë”, tha Lailuma.
“I thashë Stoltenberg se ishte një vendim shumë i keq të largohesha nga Afganistani, një vendim i gabuar. Kur ishte bashkësia ndërkombëtare në Afganistan, gjithçka ishte ndryshe. Për shembull, gratë ishin të lira të rriteshin, të studionin, të merrnin vendime, të përfshiheshin në politikë. Burrat bëjnë të njëjtën gjë. Tani ata nuk janë të sigurt, nuk janë të lirë, nuk kanë të drejta. Gratë nuk mund të largohen nga shtëpia pa u shoqëruar nga një burrë. Si doni që unë ta përshkruaj këtë jetë me jetën e një muaji më parë?” shtoi ajo.
Gazetarja është e shqetësuar për pjesën tjetër të familjes dhe të afërmit e saj që kanë mbetur pas:
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“E gjithë familja ime jeton atje. Situata është shumë kritike. Talebanët filluan kërkimet shtëpi më shtëpi. Ata janë në kërkim të njerëzve që ishin aktivistë, të punësuar nga NATO e SHBA, si dhe ata që ishin në një parti politike. Ata po kërkojnë vëllain tim sepse jam gazetare, jam grua dhe bërtas dhe i them BE -së dhe NATO -s: Mos i njihni talebanët. Ata përpiqen të bëjnë gjithçka që bashkësia ndërkombëtare t’i njohë ata.”
Më tej ajo nënvizon se “talebanët nuk janë vetëm një kërcënim për popullin afgan dhe fqinjët e tyre. Jam e sigurt se në të ardhmen njerëzit do të shohin realitetin e talebanëve dhe atëherë ne nuk duam të shohim një luftë të përgjakshme civile në Afganistan.”