Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për vrasjen ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, duke zbuluar për herë të parë se cila ishte fjala e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej nga ky i fundit.
“U takuam edhe një herë”, kjo ishte fjala e fundit e Azem Hajdarit kur u takua me Fatmir Haklajn në 12 shtator 1998, thotë gazetari.
Në momentin që ndodhi vrasja, Fatmir Haklaj ishte i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu, ndërsa Hajdari doli nga selia e PD-së në Tiranë me 2 truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza.
Fatmir Haklaj tashmë nuk jeton më, ashtu si truproja Besim Çera, ndërsa Jaho Mulosmani është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-truproja i Sali Berishës Izet Haxhia, që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.