9 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gazetari tha se Fatmir Xhindi u vra për një femër/ I biri, deputet reagon ashpër

by News Albania
18/09/2020
in Kronikë
0
52
VIEWS
Share on Facebook

Deputeti Anduel Xhindi, i biri i deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi, reagon ashpër pas një deklarate të bërë nga gazetari Elton Qyno, i cili në një studio televizive u shpreh se deputeti i Fierit u vra për çështje morali. Madje, Qyno u shpreh se vrarësi është në Roskovec.

Anduel Xhindi i kërkon të gjithë banorëve të zonave ku babai i tij shërbeu që të falin gazetarin pasi, sipas tij, “dikush i ka thënë të flasë ashtu.”

“Duke mos dashur të cënoj këtu integritetin e punës së palodhur të gazetarëve të ndershëm dua të them se kjo çështja e fundit e moralit të Fatmir Xhindit, nuk është veçse një SHPIFJE e ndyrë, e pa bazë dhe e pa menduar për t’u thënë lehtë në studio televizive. Një deklaratë e tillë, veç cënimit të moralit dhe integritetit të familjes sonë, ndez zemrat e mijëra miqve të Fatmirit, të cilët sot më shumë se kurrë duan DREJTËSI”, shkruan ndër të tjera deputeti Anduel Xhindi.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Marr shkas nga një deklaratë e bërë në media mbrëmjen e djeshme ku një gazetar është prononcuar mbi shkakun e vrasjes së babait tim, Fatmir Xhindit.

Sa herë ndodh që të përmendet diku në media emri i babait, ne si familjarë jemi gjithë sy e veshë me shpresën se ndoshta diçka po bëhet nga ata që e kanë pasur për detyrë ta bejnë për 11 vite me radhë.

Po i drejtohem personalisht banorëve të Roskovecit, Kumanit, Luarit, Vidhishtes, Marinzës, Jagodinës, Sukut, Arapajt, Strumit, Velmishit, Kurjanit, Vloshit, Mbersit e Ngjeqarit, FALENI atë gazetar që flet për moralin e Fatmir Xhindit, se ndoshta nuk e bën qëllimisht, ndoshta dikush i ka thënë të flasë kështu. FALENI ashtu si keni falur ata të tjerë gazetarë që për 11 vite janë përpjekur ta “zbardhin” vrasjen e babait në studio të ndryshme mediatike dhe në gazeta të kohës, duke deklaruar se: “është vrarë për çështje pronash”.

Por, nuk u desh as më shumë e as më pak sesa të bënin një vizite te shtëpia ende e pa suvatuar, e pa lyer ku Fatmiri jetonte në Roskovec për të kuptuar se Fatmiri nuk ka prona e para siç kishin marrë urdhër të flisnin. “Është vrarë për debat banal” madje edhe për këtë nuk ju desh as më shumë e as më pak se të pyesnin një banor të vetëm të fshatit më të largët për karakterin e Fatmirit. “Është vrarë prej problemeve të familjarëve të tij apo ”është vrarë se ka prerë shtrembër e jo drejtë” e sa e sa të tjera si këto. Duke mos dashur të cënoj këtu integritetin e punës së palodhur të gazetarëve të ndershëm dua të them se kjo çështja e fundit e moralit të Fatmir Xhindit, nuk është veçse një SHPIFJE e ndyrë, e pa bazë dhe e pa menduar për t’u thënë lehtë në studio televizive. Një deklaratë e tillë, veç cënimit të moralit dhe integritetit të familjes sonë, ndez zemrat e mijëra miqve të Fatmirit, të cilët sot më shumë se kurrë duan DREJTËSI.

Fatmiri nuk dinte të bënte keq, madje edhe për debatet më banale rrinte zgjuar gjatë gjithë natës duke pritur me ngulm mëngjesin për t’i dhënë zgjidhje.

I nderuar gazetar, për të kuptuar se sa të vërteta janë fjalet tuaja, ju ftoj të shkoni një herë në Roskovec, madje në çdo fshat ku Fatmiri shërbeu deri në frymën e fundit. Ju ftoj të pyesni çdo banor te atyre tokave për NDERIN-MORALIN-BURRNINË e Fatmirit.

Per Fatmirin kanë folur këto 11 vite pa të!

E BOLL MË!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAnduelXhindi%2Fvideos%2F346876756666890%2F&show_text=0&width=560

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania