Sapo mesova nje lajm te hidhur. Pak caste me pare eshte ndare nga jeta nga nje atak kardiak ne Gjirokaster Mustafa Hysi, shoku yne i klases. Jam me te vertete shume i trishtuar per kete ikje te parakoheshme te Bebit, mesfushorit te talentuar dhe shokut tone te mire.Gjithmone i qeshur dhe me nje sjellje shembullore do ta mbajme mend gjate ne memorien tone shokun qe kaluam 4 vite te bukura dhe te veshtira por me nje shoqeri shume te paster. Pas Agim Maliqatit qe vdekja e rrembeu shpejt vdekja e Mustafa Hysit eshte nje tjeter humbje e madhe per skuadren e profesor Edmond Zalles i cili gjithmone e aktivizonte Hysin ne pozicionin mesfushorit ku me intuiten dhe tekniken e tij ai i dha nje tjeter shkelqim lojes se skuadres tone. Dua te shkruaj gjate per ty Bebi, por lotet me rreshqasin dhe e kam te veshtire te shkruaj me shume. Ti ishe nje shok kampion, i respektuar dhe i dashur me te gjithe.Por zoti i merr ne gjirin e tij te miret ndaj sot lutjet e mia dhe te shokeve qe ti i doje jane per njerezit e tu te familjes . Zoti i bekofte ata dhe te rrojne dhe te kujtojne gjithmone emrin dhe vepren tende. Ti ishe nje prind shembullor, ti ishe nje mesues i dashur, ti ishe nje futbollist brilant,ti ishe nje trajnier i shkelqyer qe me pasionin dhe kontributin tend i dhe shkelqim Gjirokastres tende qe aq shume e doje. Lamtumire shoku yne i mire Mustafa Hysi . Te qofte i lehte dheu!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)