Moj labike, moj nazike
Përmbi ballin tënd njëzetë e pesë bilbila,
thonë janë dasmorë vijnë nga Janina.
Rrugën do t’ua pres dhe do t’i kthejë pas,
pa ty moj labike nuk jetoj me gaz.
Një nga një biblilat larg do t’i dërgojë,
pa ty moj labike gjallë s’mund të jetoj.
Unë për ty jam tretur, sa shumë dhe kam qarë,
shpirti s’do gjejë paqe poshtë dhe në varr.
Hajde moj labike me nishan te balli,
ty të do kjo zemra, s’të dua nga halli.
Më jep bërë fiskim si ylli në qiell,
digjem, përvëlohem dhe kur perëndon dielli.
Xhubletën e qepur gjoksit me serma,
kush të pik me sy të bën marshalla.
Një fustan për nuse ta qep me merak,
buzës me buzën time do t’i vë kapak.