Gazetari Nikoll Lesi në një editorial në gazetën “Koha Jonë” ka zbuluar marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Sipas tij, dy liderët kanë vendosur që Presidenti i ri i vendit të jetë Alfred Rushaj, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të PD dhe Kreut të Grupit Parlamentar.
Ndërkohë Lesi thotë se është përcaktuar se cili do të jetë edhe në krye të Bankës së Shqipërisë, me ish-ministrin e Financave Genc ruli që do t’i besohet ky post.
“Burime të mirëbesuara thonë se marrëveshja Rama-Basha vazhdon, por për hir të ruajtjes së “pavarësisë” pas përplasjes Basha-Berisha, nuk do të ketë qeveri të përbashkët PD-PS.
Eshtë gjetur një formulë tjetër që në thelb mbetet bashkëqeverisje!
PS-ja i jep presidentin e Republikës, PD-së së Lulzim Bashës e ky do të jetë Afred Rushaj, aktualisht nënkryetar i PD dhe shef i grupit të deputetëve demokrat.
Ai ka lindur më 19 maj të vitit 1974 dhe është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës. Rushaj ka shërbyer si zëvendësministër i Financave nga viti 2009 deri më 2013-ën.
Ndërkohë Genc Ruli do jetë guvernator i Bankës së Shqipërisë. Marrëveshja ka edhe disa poste të tjera”, shkruan Lesi.