10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Gazetari: Maskat e zeza të mediave me VKM të Edi Ramës

by News Albania
25/07/2020
in Politikë
0
30
VIEWS
Share on Facebook

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar me faktin se kryeministri Edi Rama ka nisur të shfaqet njëherë me maskë të zezë dhe njëherë pa maskë fare. Jo vetëm kaq, por mediat pranë tij kanë nisur të urdhërojnë gazetarët të shfaqen me maska të zeza, siç ka bërë media e Karlo Bolinos.

Mesele me maska të zeza…

Sot, Edi Rama u shfaq live nga sinjali i ERTV, në një inspektim punimesh për riparimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, bashkë me ministrin e kudokapara Ben Ahmetaj dhe stafin që e shoqëronte, pa maska në fytyrë.

Ndërkohë kur shkon në takime me opozitën, atë parlamentare apo atë në rrugë, vendos maskë të zezë, si në ambient të hapur, ashtu dhe në ambient të mbyllur.

Tani ndaje mendjen o “Baba i kombit”, si të bëjmë?!

Të mbajmë maskë apo jo?!

Dhe ku e kur të mbajme?!

Nga një anë, nxjerr ministra në pikë të diellit me maska në fytyrë, nxjerr “çirakët” mediatikë që i shpërblen me VKM në kohë pandemie, me maska të zeza në ekran, pastaj del dhe vetë me maskë të zezë, por vetëm kur takon këta të opozitës.

Nga ana tjetër, shëtit për kokërr të qejfit me një staf të tërë nga pas, dhe të kudondodhurin Ahmetaj, pa maskë në fytyrë. Ia shtron për shtatë palë qejfe dhe rrëkëllen bardhak me dhallë me Tërmetin, pa maskë në fytyrë.

Fushatat sensibilizuese, alla kazan-mediatik, nuk bëhen duke u vendosur të tjerëve maska të zeza në fytyrë, por duke mbajtur vetë maskë të zezë në çdo dalje publike, në çdo takim, në ambient të hapur apo të mbyllur…

Ndryshe e rrënon besimin e publikut te ajo që thua.

Nuk po shkoj shumë larg, por vetëm në Prishtinë, ku kryeministri Avdullah Hoti, nuk shfaqet kurrë pa maskë në fytyrë, kudo që të jetë, dhe me këdo të jetë.

Fiks ajo shprehja: “Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania