Gazetari Edmond Harizaj ka bërë thirrje që të ndalohet aksesi në medie konspiracionistit Alfred Cako. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se Cako mund të jetë duke u përpjekur të hyjë në histori si profet, por sipas tij ai nuk mund të jetë i saktë me parashikimet që bën, ndaj thotë se duhet ndaluar.
Harizaj thotë më tej se e ka dëgjuar këtë të fundit shpesh herë teksa panikos qytetarët, lidhur me numrin e vdekjeve si pasojë e Covid-19.
Komenti i plotë i Edmond Harizajt:
Fred Cako mund të jetë i çmendur. Por mund të jetë duke marrë famë e duke shitur librat e tij me konspiracione. Mund të jetë duke krijuar kishën e tij shqiptare të cakizmit. Por mund të jetë duke u përpjekur të hyjë në histori si profet. Asgjë nga këto nuk është e jashtëligjshme deri më sot. Moralin e lëmë mënjanë. S’ka ligj që ndalon çmendurinë, e as ligj që ndalon profetizimin…Pra Cako mund t’ja fusi pordhës sa të dojë, lidhur me parashikimet e tij apokaliptike. Pooooor:
1. Unë rastisa e dëgjova diku pak para se të shkonte ora 18.00 në një TV kombëtar, teksa bënte thirrje për mosvaksinim dhe paralajmëronte vdekje të njerëzve nëse vaksinohen!!!
2. Unë e dëgjova teksa i drejtohej indirekt mjekut Ilir Alimehmeti i pranishëm nëpërmjet skype, “nëse është burrë…” dhe në vazhdim “mjekët nuk flasin se u heqin bluzat e bardha”.
3. Unë e dëgjova në ato pesë minuta, teksa bënte thirrje, frikësonte, panikoste, kërcënonte, vinte baste për numrin e të vdekurve dhe arkivolëve deri në Prillin e ardhshëm (dhe drejtuesja e emisionit që ishte gati të pranonte bastin, a thua do turpërohej Çako po mos t’i dalë fjala, e sikur po flisnin për kumbulla e jo për të vdekur!!!)
Pyetja ime është e thjeshtë: A ka njeri, organ ligjor, kod etikë që mund ta ndalë këtë njeri dhe zezonat që ndjell, pa asnjë fakt, pa asnjë burim, pa asnjë studim? Si gjithë “profetët” e Botës ai mund të ketë dritaret e tij në rrjete sociale, dhe rrallë ndonjë dalje tip Çani.Daljet e tij dhe ftesat e papushimta në media kombëtare e bëjnë qesharake “të drejtën e fjalës” dhe përpara të drejtës së shikueshmërisë e klikimeve, interesi i publikut duket po aq qesharak kur përmendet rëndom.
Pyes sërish: Mjekun e respektuar (për mua) kush e mbron? Sepse ai pati një sulm verbal krejt të pavend, që më pas nis e përhapet nga “dishepujt” e Çakos në rrjetet sociale dhe mjekun e kthejnë shpejt në objekt të gurëve teknologjikë.
Pyes në fund, më shumë veten: Nuk e kuptojnë këta që bëjnë emisione interesante me profetë, që vala e budallallëkut mund t’i marrë edhe ata para si pa kuptuar