Ka reaguar Presidenti I Republikës Ilir Meta lidhur me dëmtimin e Parkut Arkeologjik të Apollonisë skandal I cili u zbulua pas publikimit në portalin newsalbania.al dhe jugunews.net nga gazetari dhe analisti Vladimir Mucaj.
I menjëhershëm ka qënë reagimi I Kreut të Shtetit pas vënies në djeni të këtij lajmi. Nëpërmjet një reagimi në llogarin personale facebook, Presidenti I bën thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë për rastin dhe të venë autorët para përgjegjësisë ligjore.
Meta u shpreh se çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar.
Teksa më herët newsalbania.al denoncoj drejtuesit e Parkut të Apolonisë dhe Bylisit, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për ta vendosur në mbrojtje të mëtejshme kolonën, por mësohet se nuk kanë njoftuar as policinë dhe mbajtur një procesverbal për dëmtimin. Për më tepër ata nuk kanë vënë në dijeni as Institutin e Arkeologjisë për këtë dëmtim. Të gjitha këto veprime të bëjnë të dyshosh se çështja është tentuar të mbahet e fshehtë për institucionet dhe publikun. Ministria e Kulturës dhe znj. Elva Margariti duhet të përgjigjet publikisht nëse ka dijeni edhe ajo për këtë krim dhe çfarë masash do të marrë.
Sa I takon vlerës dhe rëndësis Kolona e dëmtuar daton që prej shek . III p.e.s nënë emrin Kolona e Nymfeut të Apollonisë, një monument unik.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka