Lulzim Basha nuk shpëtoi pa dy gafa ditën e djeshme. Teksa nisi fjalinë duke përmendur tre emra ministrash e duke thënë më pas që janë dy, Basha po në të njëjtën fjali bëri një tjetër gafë. Kryedemokrati tha se ka ndodhur manipulim në zgjedhjet e 2016-ës. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur pasi në atë vit nuk ka pasur zgjedhje.
‘Para drejtësisë duhet të ishin bashkë me të, monstrat e korrupsionit që e kanë bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Ballkanit sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, që të dy të kapur në flagrancë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.’-thotë Basha.
Minuta: 00:36
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F540087810606683%2F&show_text=false&width=560&t=0