10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Futbolli, armët dhe krimi!

by News Albania
08/09/2026
in Kronikë
0
21
VIEWS
Share on Facebook

Futbolli, armët dhe krimi!

Në një ndeshje që askush nuk duhej të ishte në stadium, tribuna e Elbasanit kishte një prani tifozësh që për asnjë arsye nuk duhej të lejoheshin aty.

Dy vitet e fundit pjesa rreth tribunës VIP në Elbasan është kthyer si në Meksikë.
Të paktën 30 persona qëndruan edhe këtë radhë të armatosur afër tribunës VIP apo edhe brenda saj. I vetmi person që nuk kishte nevojë të kishte një armë personale është kryetari i bashkisë Elbasan.

E gjithë pjesa tjetër qëndronin gati për qitje për çdo situatë të mundshme.

Një histori e cila e tillë ka qenë vetëm në ’97 në stadiumin e Peqinit dhe Durrësit, Lushnjes apo Vlorës.

Është shumë e turpshme në radhë të parë për policinë e shtetit e cila lejon të ndodhin skena të tilla dhe lejon që në stadium të futen persona të armatosur që qëndrojnë gati për qitje thua se je në luftë dhe jo në një ndeshje futbolli.

Është fare pa rëndësi rezultati apo poshtërsia e Dorian Maletaj dhe Kreshnik Bajramaj të cilët janë paguar me paratë e krimit për të anuluar ato dy gola dhe për t’i hequr Vllaznisë fitoren.

Kur në diskutim vihet jeta e drejtuesve të Vllaznisë, jeta e stafit të Vllaznisë, jeta e futbollistëve si Musta, Balaj etj, jeta e gazetarëve apo jeta e personave nga Shkodra që kishin akreditim për të qenë në stadium në këtë ndeshje, rezultati dhe ajo masakaradë e arbitrave janë fare të parëndësishme.

Është e turpshme për policinë e shtetit. Është e tuprshme edhe për kompaninë security dhe po ashtu është e turpshme edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Tifozët (po i quajmë tifozë ato tipa) presin jashtë, ngjitur me autobusin e Vllaznisë Mustën dhe i hidhen për ta goditur dhe pasi kryejnë punë policia bën gjoja sikur po ndërhyn.

Në Shkodër tifozët kundërshtar nuk ka asnjë shans që t’i afrohen asnjë futbollisti sepse policia bën kordonin e duhur jo se është polici më e ndershme por sepse mungojnë bosat e krimit brenda ekipit.

Po ashtu edhe tifozëria kundërshtare, stafet, drejtuesit kundërshtar kanë sigurinë, respektin dhe mikëpritjen maksimale nga fillimi deri në fund.

Kjo ndodh sepse sërish Vllaznisë i mungojnë elementët kriminal për të krijuar ato situatë.

Në shumë prej stadiumeve të tjera, Vllaznia dhe tifozët e saj duhet të shkojnë me antiplumb dhe municione e armatim, si një garnizion ushtark dhe jo ekip futbolli.

Si mund të lejojë policia që krimi të depërtojë kaq lehtësisht dhe të bëhet një kërcënim për 90 minuta brenda stadiumit?

Si mund të lejojë FSHF që arbitrat të blihen si derrat dhe Vllaznisë t’i mohohet një fitore e pastër dhe e merituar?

Dorian Maletaj dhe Kreshnik Bajramaj meritojnë një dënim shembullor dhe të mos e shohin më fushën e lojës as në nivelet amatore.

Ndërhyrja e policisë dhe FSHF është e pamjaftueshme edhe sikur të jetë kaq e drejtë që ndaj Vllaznisë nuk ka qenë ndonjëherë.

Ajo që kërkohet është që drejtësia shqiptare të marrë në dorë fatet e klubeve të futbollit.

Është koha që SPAK të hetojë se si financohen klubet shqiptare ku një pjesë kryesore, burim të ardhurash kanë paratë nga krimi i organizuar. Aq më tepër kur kjo ndodh kaq hapur dhe mbushin brezin dhe çantat me pistoleta në mes të stadiumit.

Prej dekadash lufta kundër Shkodrës, kundër Vllaznisë që nga qeveritë dhe deri tek niveli më i ulët bëhet shumë haptas por pavarësisht kësaj dëshire të ethshme që u pa edhe në reagimin e ngutshëm të FSHF, Shkodrën si qytet dhe Vllazninë si skuadër nuk mund ta zhbëjë askush.

Në vend që respekti dhe mirënjohja për atë që dha ky qytet ndër shekuj të jetë maksimal, përdoret një urrejtje e cila është totalisht e pashpjegueshme.

Ne e dimë që Elbasani i vërtetë nuk është ky. Elbasani i vërtetë është ai qyteti që kur Vllaznia doli kampion, gjysma e qytetit iu bashkua festës në Shkodër apo edhe kur Elbasani doli kampion shumë shkodran ishin atje për t’i uruar.

Ekipet vijnë në Shkodër, luajnë futboll, fitojnë, barazojnë dhe largohen të qetë, pa presion dhe marrin me vete atë që meritojnë në fushën e lojës e madje shpesh herë edhe duartrokitjet e tifozëve kuqeblu.

Në çdo stadium tjetër fitoret e Vllaznisë kthehen në një arenë përplasjesh, presionesh dhe frike e tensioni pa patur asnjë arsye.

Kjo histori duhet të marrë fund.

Nëse Armand Duka e ka kokën nën çengelin e krimit që kanë rrënjët në ekipet shqiptare të futbollit atëherë mundet të japë dorëheqjen ose në të kundërt ta tregojë ai dhe FSHF se është e pandikuar dhe t’i japë fund këtyre skenave të turpshme.

Vllaznia mund të ketë problemet e veta por këto i mbesin klubit që t’i zgjidh. Është e papranueshme që skuadrës shkodrane t’i vidhet fitorja kaq hapur dhe kaq lehtë.

Nëse vërtetohet se Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka goditur arbitrat me grushte, FSHF ka instrumentat e duhur për të marrë masa për këtë rast por këto dënime kërkojnë fakte.

Përtej kësaj si mundet Klajdi Kola, një punonjës i FSHF që pak sekonda pas ndeshjes të dalë dhe të thotë se kishte apo jo goditje kur as nuk ishte aty dhe as nuk ka asnjë fakt.

Nuk mundet Kladi Kola të ecë me justifikimin se më tha ky apo më tha ai. Ajo që ai bën është një përgjegjësi e madhe dhe kërkon maturinë e duhur.

Si mundet FSHF përpara se të shprehet Komisioni i Disiplinës që të dalë me një deklaratë kundër Vllaznisë me emër dhe mbiemër kur në fakt ende nuk është faktuar asgjë.

Dhuna e çfarëdo lloj forme është e dënueshme por më përpara duhen faktet dhe edhe më përpara duhet të analizohen shkaqet dhe pasojat.

FSHF e nisi me Vllazninë aty ku e la vitin e kaluar duke ndikuar drejtpërdrejtë në ndeshjet e saj.

Kjo urrejtje dhe maskaradë duhet të ndryshojë dhe të ndalet përgjithmonë kundër Vllaznisë.

Armand Duka duhet të ketë respekt jo për Vllazninë, jo për FSHF por në radhë të parë për veten e tij.

Ai e di fare mirë se kur i vëllai Agroni, iu lut Myftar Çelës të ndjerë që t’i gjente një vend pune, ish Presidenti i Vllaznisë e mori në mes të natës dhe të nesërmen u zgjua si President i FSHF.

Kjo ishte arsyeja që për disa vite Armand Duka e hoqi veten si tifoz i Vllaznisë derisa në lojë u futën interesat ekonomik, kriminal apo politik duke e zhveshur nga ajo gënjeshtër e sajuar dhe duke e nxjerrë të vërtetën lakuriq.

Më shumë se kurrë kjo u vërtetua mbrëmë.

Nëse nuk është dakord, e ka mundësinë ta tregojë por burrëria dhe e vërteta janë për guximtarët dhe jo shërbëtorët që flejnë mbi tentakulat e krimit.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania