20 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

FUSHA ‘fut duart’ dhe në Rroskovec, merr 2.2 miliardë nga Majlinda Bufi

by News Albania
25/04/2021
in Kronikë
0
121
VIEWS
Share on Facebook

FUSHA “fut duart” dhe në Roskovec, merr 2.2 miliardë nga Majlinda Bufi

Kompania FUSHA e Shkëlqim Fushës duket se gjendet kudo. Nëse bëhet fjalë për tendera në shifra stratosferike, kjo kompani është gjithmonë gati, në rresht të parë. Kujtojmë që FUSHA ka marrë një sërë tenderash në vlera të larta nga Bashkia Tiranë dhe nga institucione të tjera shtetërore. Kështu, në vetëm 8 vitet e fundit kjo kompani rezulton të ketë përfituar nga institucionet shtetërore shifrën e pabesueshme prej rreth 114 milionë euro.

Natyrisht sikur të mos mjaftonin këto shifra, kompania FUSHA vazhdon përsëri të jetë një ndër përfitueset kryesore, jo vetëm në Tiranë por edhe në bashkitë e vogla. I tillë është edhe rasti i Roskovecit. Majlinda Bufi, kryetarja e kësaj bashkie i ka dhënë një tender prej rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH vetëm pak ditë më parë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-89223-03-06-2021 dhe me objekt “Përmirësimi i furnizimit me ujë të Njësisë Administrative Strum” (Rikonstruksion i ujsjellësit të fshatit Suk1, Suk 2 Strum dhe Velmish2)”.

Ky tender ka patur një fond limit në vlerën 188,512,143 lekë të reja pa TVSH. Nëse hulumtojmë në dokumentacionin e këtij tenderi vihen re disa fakte të dyshimta. Fillimisht shikohet se kanë marrë pjesë vetëm katër kompani, nga të cilat tre prej tyre kanë ofruar vlera tepër të përafërta më njëra-tjetrën. Siç dihet, në praktikat ndërkombëtare të prokurimeve, një fakt i tillë cilësohet i dyshimtë pasi ka mundësi që fituesi të jetë i paracaktuar.

Nga ana tjetër shikohet se vlera fituese e kompanisë FUSHA është 184,989,894 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është mjaft pranë më vlerën e fondit limit, ose sa 98.13% e saj. Pra praktikisht vihet re se vlera fituese është thuajse identike më fondin limit. Edhe ky është një fakt tepër i dyshimtë, që sinjalizon për fitues të paracaktuar. Gjithsesi, përtej dyshimeve, i fituari i vetëm vazhdon të jetë FUSHA i cili me këtë tender i ka rritur akoma më shumë miliona eurot e fituara.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Regjizori Kiço Londo urim dhe vlerësim për ish-kryebashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Regjizori Kiço Londo urim dhe vlerësim për ish-kryebashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo

20/01/2026

Nga Ethem Lalaj: O sot, o kurrë!

20/01/2026

Nga Myslim Murrizi: Si e kaloi vetingun Gjyqtarja Irena Gjoka?!

20/01/2026

Ministrja që zgërdhihet nëpër ekrane, ndërsa të sëmurët zhyten në terr

20/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In