ÇFARË PO NDODH? Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia.
Franca ka marrë vendimin për të tërhequr ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi.
Ky vendim vjen pas marëveshjes së SHBA-së me Australinë për nëndetëset, të cilën Franca e quajti “thikë pas shpine”.
Në vitin 2016, Australia kishte zgjedhur ndërtuesin e anijeve franceze Naval Group për të ndërtuar një flotë të re nëndetësesh me vlerë 40 miliardë dollarë për të zëvendësuar nëndetëset e saj Collins që ishin mbi 20 vjet të vjetra.
Vetëm dy javë më parë, ministrat australianë të mbrojtjes dhe të jashtëm kishin rikonfirmuar marrëveshjen me Francën, dhe Presidenti francez Emmanuel Macron foli për dekada bashkëpunimi të ardhshëm kur priti kryeministrin australian Scott Morrison në qershor.
Por qeveria australiane vendosi që të marrë nëndetëset nga SHBA, duke ngjallur shumë pakënaqësi te Franca, që ka marrë vendimin drastik.