-Frrok Çupi sulmon keq Mirela Kumbaron: Rikthimi i saj është skandal…
Duke folur për qeverinë e re, analisti Frrok Çupi, shprehet se në përgjithësi Rama nuk ka prekur ato dikastere që kanë lidhje direkte me SHBA-të, duke nënkuptuar kështu Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Ndërsa shtoi se askush nuk e dinte nëse Ministrat do të rikonfirmoheshin ose jo.
Por Çupi ka sulmuar rikthimin e Mirela Kumbaros në Ministrisë e Turizmit, ai theksoi se Kumbaro dështoi me Ministrinë e Kulturës, duke kujtuar këtu përplasjet e shumta me komunitetin e artistëve.
“Është absurde të bësh ministre turizmi. Ajo dështoi me ministrinë e Kulturës”, – tha Çupi.