Frrok Çupi lëshon akuza të rënda: Berisha për SHBA-në është si Bin Ladeni! Është tip i çuditshëm, vret njerëz dhe papritur ndryshon
Sali Berisha deklaroi dje se do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.
Analisti Frrok Çupi ka lëshuar një sërë akuzash ndaj tij duke thënë se Sali Berisha është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tentativa për t’u rikthyer në krye të PD-së, është e kotë.
Çupi tha në emisionin “Breaking” në Top Channel se për SHBA-të, Sali Berisha është si Bin Laden apo Saddam Hussein dhe me lëvizjet e fundit, po sfidon edhe drejtësinë.
“Së pari Sali Berisha po sfidon SHBA. Ai është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sali Berisha u bën sfidë njerëzve që ka shtypur, dhunuar. Njerëzve që u ka nxirë jetën në Shqipëri. Sfidon si të thuash ligjet dhe drejtësinë.
Drejtësia po bën gati dosjet e tij dhe ai ndërkohë bën zhurmën sfiduese ndaj kësaj atmosferë. Sali Berisha është shpallur armik i SHBA.
Është njësoj si Bin Laden, Saddam Hussein apo Gadafi. Sapo mori bombën nga SHBA, fytyra e Berishësh ishte e shkallmuar. E tërë familja e tij po mendonte se ku të çonte thasët.
Është tip i çuditshëm, papritur vret njerëz, papritur ndryshon. Ai mendon se ka marrë fuqi”, tha Çupi.