Frikë nga SPAK? Berisha: Jam i hapur për çdo lloj hetimi
“Unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjë lloj mburoje për çdo çështje që ka të bëje me mua apo fëmijët e mi që nga 1990 deri më sot, asnjë. Jam i hapur për çdo lloj hetimi mbi Tokë. Nëse ecim me prova të sajuara të kthehet bumerang. Kam kërkuar transparencë dhe vetëm kaq. Kërcënimet që kanë përcjellë për fëmiijët e mi nuk kanë asnjë vlerë”- u shpreh Berisha mbrëmjen e djeshme kur u pyet për frikë të mundshme ndaj lëvizjeve të SPAK. Në një intervistë për mediat Berisha shtoi se është i hapur ndaj çfarëdolloj hetimi.