Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha. Edhe në takimin e sotëm, ajo mban në dorë një çantë, në dukje me material kashte, ku edhe është gdhendur një thënie me shkronja të mëdha.
“Ambicie, respekt dhe punë në grup,”-përkthehen tre frazat që shkruhen në aksesorin e ambasadores. Të njëjtën çantë ambasadorja e ka vënë edhe më parë, më konkretisht në 19 maj 2020, gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij. Është e gjitha rastësi apo mesazh që ambasadorja kërkon të përçojë për publikun?