Fotoja që po shikoni tregon dy nga katër turistët rusë që u gjetën të vdekur në dhomën e saunas në një hotel në Qerret gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar. Fotoja e nënë e bijë, Nataliia dhe Ekaterina Burenkova është publikuar nga mediat ruse që kanë arritur të identifikojn imazhet e dy prej katër viktimave.
Ndërkohë ende nuk janë publikuar fotot e dy burrave që humbën jetën bashkë me to, Sergei Burenkova dhe Nikita. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në ambientet e hotel ‘Gloria Palace’.
Dosja është në duart e hetuesve të Tiranës dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje.