Vajza ukrainase me pushkë në krah është kthyer në kryefjalën e rrjetit. 🇺🇦
9-vjeçarja e armatosur qëndron e ulur në një dritare pa xhama, në një shtëpi të braktisur në Kiev.
Imazhi i vajzës u ripostua nga politikanë të njohur, ndërsa autori i saj ishte babai i 9-vjeçares, Oleksii Kyrychenko.
“Pushka është e imja dhe ia dhashë të shkarkuar vajzës time. Fotografia le të shpërndahet. E bëra këtë foto për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj agresionit rus në Ukrainë”- është shprehur babai.
Tashmë në Ukrainë edhe më të rinjtë janë të detyruar të marrin armët dhe të presin çdo moment ardhjen e trupave ruse❗️














