Pak çaste më parë është rrëzuar mbikalimi në zonën e Bahçallëkut në Shkodër.
Në momentin e shembjes, nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.
