Seriali “The Simpsons” duket se ka qëlluar sërish në shenjë. Ata kanë nxjerrë një moment ku shihet një grua njësoj si nënpresidentja e SHBA-së Kamela Harris në momentin kur kjo e fundit është betuar për postin.
Në foto shihet e njëjta veshje dhe të njejtat bizhuteri të personazhit të krijuar nga “The Simpsons” dhe të nënpresidentes. Po është e paqartë nëse kjo është një rastësi apo një “goditje” tjetër e “The Simpsons”.
Por kjo nuk është hera e parë që seriali i animuar ka parashikuar të ardhmen. Risjellim në kujtestë: zgjedhjen e Trump si presidenti i SHBA-ve, fundin e episodit të 5-të të Game of Thrones; Gjermania kampione bote në futboll, sëmundja e Ebolës etj.














