– Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalati është shfaqur pasditen e sotme në krah të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ajo ka zgjedhur që të marrë pjesë në takimin me demokratët e Vlorës, por paraditen e sotme u kap “mat” me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Kokalari njihet si një aktiviste e angazhuar në SHBA, pro presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa në Shqipëri është një nga zërat e fortë që i ka dalë kundër Lulzim Bashës pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Por çfarë po ndodh? Paradite me Kim, pasdite me Berishën?