Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në lagjen “10 korriku” ku shpërtheu një sasi tritoli në garazhin në pronësi të 52-vjeçarit Agim Uraj.
Në kërkim janë shpallur Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj të cilët kanë qenë të skeduar edhe më parë nga policia për ngjarje të tjera kriminale.
Paraprakisht në media raportohet se të dy kanë qenë futbollistë, Seadet Myftia ka luajtur më parë me skuadrën e Tërbunit, ndërsa Zabit Mehmedaj me Vllazninë.
Nga vendi i ngjarjes u larguan me një motor të vjedhur. Ende nuk dihet shkaqet e konfliktit.