Një 55 vjeçar, i identifikuar si Agim Neziri, hunbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa ishte pasagjer në automjetin tip ‘Suzuki’
Siç shikohet edhe nga pamjet, makina është shkatërruar plotësisht aq sa e ka qenë e pamundur për të nxjerrë trupi nga automjeti.
Sipas dëshmive në vendngjarje, trupi ka qëndruar në makinë deri në momentin që kanë ardhur mjetet zjarrëfikëse dhe forcat e specializuara për të sharruar mbetjet e makinës.
Neziri me banim në Tiranë, ishte në një nga dy mjetet e aksidentuara.
Ndërkohë që policia vijon hetimet lidhur me këtë aksident të rëndë, ndërsa aksi Elbasan-Peqin vazhdon të mbetet një nga akset më problematike në vend.
“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton zyrtarisht policia.
Burimi: Syri.net