Ismihan (Pashellari) Pirgu, një nga njëzet e shtatë pronaret e “Sarajeve” në Tiranë, pronë që u përfshi nga flakët pak ditë më parë ka ftuar kryebashkiakun Erion Veliaj të ulet në tavolinë me ta, pasi ky i fundit paralajmëroi shpronësimin e kësaj godine dhe kalimin tek Bashkia Tiranë.
Në një shkrim të gjatë të publikuar nga Mira Dine, Pirgu shton se ata janë njerëz intelektualë që kanë punuar me djersë për këtë pronë dhe nuk duan që sot të përjetojnë sërish shijen e lënë nga komunizmi që ua hoqi “Sarajet” nga duart.
Sipas letrës, Veliaj duhet të ndryshojë qëndrim në lidhje me këtë pronë, pasi mund të përfundojë edhe në Gjykatën e Strasburgut, siç edhe vetë paralajmëron zonja Pirgu (klithma e intelektualit dëgjohet deri në Strasburg). Në fund, bashkëpronarja thkeson se ato Sarajave nuk janë të Toptanëve, por këtë emër e morën pasi ia lëshuan me qira një oligarku.
LETRA E PLOTË:
Nga Mira Dine. Veliaj, ky Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërcënoi pronarët e Sarajeve, se do t’i shpronesonte,….Ja çfarë i shkruan, një fisnike intelektuale, pjesëtare e njëzet e shtatë pronarëve, Zonja Ismihan (Pashellari) Pirgu….I dashur z. VELIAJ, Ju bëjmë me dije se, ne, bashkepronarët e Sarajeve jemi te gjithe njerëz me taban e me edukate te lartë qytetare. Jemi te gjithe familjarë të nderuar te cilët që nga viti 46 kemi kaluar ne kurrizin tonë te gjitha llojet e persekutimit komunist se regjimi komunist nuk pranonte dot që gjyshërit tane kishin vënë me djersë dhe me inteligjencë, pasuri të tillë, që i kalon brezave, që ata edukuan me aq dashuri dhe përkushtim. Z. Veliaj ju bëjmë me dije, Juve dhe gjithë publikut e mbarë popullit, që mori pjese ne këtë spektakel të organizuar nga ju, që ne si pronare te ligjshem nuk kemi pas kurre asnje komunikim nga Bashkia e Tiranes as zyrtar dhe as jo zyrtar për faktin e shpronësimit.
Ne nuk jemi njerez, që merremi me thashetheme rrugësh, dhe kemi besuar gjithmone tek shteti shqiptar dhe ne qeverine tone ku kemi kontribuar te gjithe per shembjen e komunizmit dhe shtrirjen e demokracise. Përse…Përse ne duhet te jetojmë e te përjetojmë sot pas kaq vitesh të njejtën shije që përjetuan gjyshërit tane, që u grabiten nga shteti komunist? Kemi qene, ne, që e kemi mbrojtur këtë ndërtese në gjithë këto vite me shpenzimet dhe angazhimet tona. E kemi meremetu dhe restauruar me lekët e burgut të prindërve tanë. Kemi qenë krenare me shume se te shpërblyer nga kjo pronë. Si ka mundesi te komunikoni ne media qe ne kemi marre njoftim?? Si ka mundesi të gënjeni në nje medja që e administroni po, vet ju!! Ne ju njoftojmë nëpermejet këtij komunikimi te mendoheni dhe nje herë për kete gabim të rëndë dhe te shemtuar qe po bëni, jo vetem ne syrin tonë por edhe ne syrin e gjithe shqipëtarëve, që na mbështesin dhe e dinë shumë mirë, se sa vlen mbiemri i nje familje, që bën historinë e nje qyteti. Zoterinj…ju njoftojm gjithashtu juve te korrigjoni gjuhën e prezantimit! Ato nuk jan Sarajet e Toptanëve!! Sarajet ua vume emrin ne pasi na e mori me qera nje nga oligarket e radhes atehëre. Sarajet jane prone e familjes se nderuar Kazazi e blere nga (vellazen Kazazi) si dhe e familjes Kosova. Ajo nuk eshte prone e Toptaneve sa per informacion!! Ju lutemi qytetarisht ndryshoni qendrimin me pronën tonë, sepse nuk i ka hije nje shteti demokratik. Këto jane sjellje, që na kujtojne ditet e errta komuniste. Prona është e jona dhe ne kujdesemi vete për të … zjarri nuk është yni. Ne jemi njerez te paqes e te librave jo njerez te zjarrvënieve.
Per pronen tone kujdesemi vete ne! Ju ftojme ne nje thirrje te hapur të uleni ne nje tavoline me ne ku kurre nuk jeni ulur dhe te diskutojme për të bërë më të mirën për këte objekt unikal , prona është e jona dhe do ta mbrojmë me cdo kusht. Ne nuk po heshtim. Ne po ziejme dhe kujdes se kur zien intelektuali nga brenda degjohet klithma deri ne Strasburg. Korrigjoni sjelljen tuaj sa më shpejt te jete e mundur…. Mjaft!!!! Kaq esht shume e tepert….!!!. Ju ftoj të reflektoni
Mesnatën e 17 gushtit, “Sarajeve” iu vu zjarri nga një person që u filmua nga kamerat e sigurisë teksa largohej me një çantë në krahë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj reagoi i revoltuar pas zjarrit. Ai nuk dha informacion sepse godina nuk ruhej me roje deri më tani, si një nga objektet më të bukura në Tiranë, por hodhi akuza politike. “Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane)”,-shkroi Veliaj ndër rreshta ku njoftoi hapat që do të merren në vijim, teksa shtonte se kishte folur edhe me krymenistrin Edi Rama për ta kaluar këtë ndërtesë në pronësi të Bashkisë Tiranë.