Vrau policin në Lezhë, flet nëna e 21-vjeçarit: Me djalin s’kisha shumë kontakt, nuk isha në dijeni…(E PLOTË)
Nënë e Aldi Ramës, i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha dhe më pas veten ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ajo në polici ka deklaruar se me djalin e saj nuk kishte shumë kontakte që kur ishte ndarë me babain e tij.
Nëna Valbona Kolgjini ka thënë se nuk dinte asgjë se djali i saj ishte i përfshirë çështje kriminale, teksa është shprehur se jetonte në Durrës me motrën e saj.
“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë ajo në polici në dëshminë e zbardhur nga “news24”.
Ndërsa sot ajo nuk ka pranuar të fllasë për media duke thënë se janë në zi dhe se humbën djalin në moshën 21-vjeçare.
Prindërit e Aldi Ramës ishin ndarë disa vete më parë, ndërsa nëna jetonte në Durrës me motrën, baba ii tij ishte i dënuar me burg përjetë në Greqi, i akuzuar për vrasjen e një personi.
Si ndodhi ngjarja:
Saimir Hoxha së bashku me disa efektivë të tjerë ishin për të shkatërruar miniparcelë me drogë, ku u shkëmbyen me një makinë, ku edhe ndodhej autori Aldi Rama.
Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë.
Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen.
Pas 5 orësh kërkim Aldi Rama ka qëlluar vetem me armë në kokë, ndërsa sot ndërroi jetë.