Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish pasi u pyet nga mediat, se pse nuk ka marrë urime nga ambasadorët e huaj, për zgjedhjen në krye të PD-së.
Berisha tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur as në të shkuarën, duke theksuar se kjo është praktikë.
“Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera, nuk ka pasur ambasador që më ka uruar”, tha Berisha.
I pyetur për qëndrimin që do mbajë Partia Popullore Europiane për situatën në PD, Berisha tha se “zëri ynë do jetë i pranishëm”.
“PPE për momentin mban një qëndrim neutral. Por zëri ynë te PPE do të jetë i pranishëm”, tha Berisha.