Prindërit e Elton Begaj Metaj, autorit të vrasjes së Sabrina Begajt kanë hedhur poshtë pretendimet e babait të viktimës, ndërsa theksuan se ata nuk janë përgjegjës për ngjarjen në fjalë.
Teksa u bënë pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të gazetares Evis Ahmeti, familja e autorit tha se ndjente të njëjtën dhimbje si familja e viktimës, ndërsa pohuan se natën kur ndodhi vrasja, të premten, djali i tyre kishte pasur ditëlindjen.
Nëna e autorit, Sabire: E dëgjova çdo akuzë që ka bërë ish-miku im. Çdo gjë është shpifje. Unë nuk kam qenë në rrëmbimin e nuses. Kur ma solli djali, i thash; merre dhe çoje. Ai më tha; e dua. Lajmërova policinë dhe i thash; djali më ka rrëmbyer një vajzë 13 vjeçe. Erdhi shteti këtu dhe mori reagimin e vajzës dhe ajo tha; që unë e dua. Ne na bënin presion që atë natë. Nuk denoncova në polici, e doja ta çoja çupën. Ta kisha çuar që atë natë, mirë do kisha bërë.