Këtë të hënë, Sabrina Bengaj nga Zhupani i Fierit, do të duhet të ishte duke festuar ditëlindjen por jeta iu ndërpre në mes nga ish bashkëshorti. Por tashmë në familjen e saj ka plkakosur zia. Prindërit e Sabrinës, Partizan dhe Valentina Bengaj presin dhe përcjellin miq e të afërm që kryejnë vizita të rastit, ndërkohë që dhimbja për humbjen e bijës së tyre është e papërshkreshme me fjalë.
Prindërit e Sabrinës, folën për mediat tre ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në mbarë vendin. Nëna e viktimës, tregoi e përlotur momentet e tronditëse, kur ish dhëndri Elton Metaj u fut në banesë me forcë dhe qëlloi me breshëri plumbash Sabrina Bengajn, ish bashkëshorten e tij.
Babai i viktimës, gjithashtu i përlotur, kërkon jo vetëm dënimin e autorit të ngjarjes, por edhe dënimin e gjykatësit Pirro Sota, i cili liroi nga burgu Elton Metaj.
Ndërkohë autori i krimit amakabër u paraqit në gjykatë këtë të hënë për t`u njohur me masën e sigurisë. Por në gjykatën e Fierit nuk ishte paraqitur dosja hetimore nga prokuroria për të dhënë masën e sigurisë për Elton Metaj. Për këtë arsye, seanca për Elton Metaj është shtyrë për ditën e martë.