13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Fjala e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita në aktivitetin për “Smart City”

by News Albania
16/07/2026
in Kronikë
0
18
VIEWS
Share on Facebook

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, në aktivitetin për “Smart City”.

I nderuar z. Kryeministër,

I nderuar z. Ministër i Punëve të Brendshme,

E nderuar znj. Ministre e Arsimit,

Të nderuar të pranishëm dhe kolegë,

Kur projekti “Smart City” nisi të diskutohej për herë të parë, ai u prit me skepticizëm nga shumëkush. Hezitimet dhe pikëpyetjet nuk munguan as brenda Policisë së Shtetit, pasi bëhej fjalë për një projekt me përmasa krejtësisht të paprecedenta për vendin tonë në fushën e sigurisë, si dhe për një kapërcim të madh drejt përdorimit të teknologjive të avancuara dhe një filozofie krejtësisht të re pune për strukturat tona.

Por, ne zgjodhëm të besonim te vizioni që qëndronte pas këtij projekti, se teknologjia nuk është thjesht një mjet modernizimi, por është një instrument jetik që na ndihmon të parandalojmë, të reagojmë më shpejt dhe të garantojmë në mënyrë më efektive sigurinë e qytetarëve tanë.

Gjatë muajve të fundit, ne u angazhuam maksimalisht që “Smart City” të mos mbetej vetëm një ide ambicioze, por të shndërrohet në një kapacitet real operacional në shërbim të sigurisë publike.

Sepse ekzistojnë projekte që ndërtojnë infrastruktura, projekte që modernizojnë administrata, por ka edhe projekte që ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si një shtet garanton sigurinë e qytetarëve të tij.

“Smart City” është pikërisht një projekt i tillë, sepse prek çdo dimension të sigurisë sonë, prek:

-sigurinë publike, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Policisë së Shtetit për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të reaguar në kohë rekord ndaj çdo situate;

-sigurinë në shkolla, duke krijuar një mjedis plotësisht të mbrojtur për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Mbrojtja e fëmijëve tanë është një përgjegjësi absolute që nuk pranon asnjë kompromis;

-sigurinë rrugore, përmes monitorimit në kohë reale të sjelljes së drejtuesve të mjeteve, evidentimit të shkeljeve dhe ndërhyrjes proaktive për të ulur rrezikun e aksidenteve dhe për të mbrojtur jetën;

-luftën kundër kriminalitetit, duke fuqizuar kapacitetet tona hetimore përmes teknologjisë moderne, analizës së të dhënave dhe përdorimit të informacionit inteligjent;

-forcimin e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe monitorimin e kufirit të gjelbër, duke rritur efektivitetin tonë kundër krimit ndërkufitar, migracionit të paligjshëm dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë kombëtare.

Këta nuk janë komponentë të veçuar, por janë shtyllat e një sistemi të integruar sigurie, që i jep Policisë së Shtetit një qasje më moderne, inteligjente dhe proaktive në përmbushjen e misionit të saj.

Ndaj sot, e themi me krenari se ky projekt ka nisur të japë rezultatet e para konkrete, duke justifikuar plotësisht besimin dhe investimin e bërë.

Për mua, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ky projekt është një investim strategjik që përfaqëson një filozofi të re policimi duke i dhënë Policisë më shumë mundësi për të mbrojtur jetën, pronën dhe rendin publik.

Por, mbi të gjitha, kemi zgjedhur të investojmë te besimi i qytetarëve. Siguria nuk matet asnjëherë thjesht me statistika të ftohta, por me ndjenjën e qetësisë dhe sigurisë që çdo qytetar përjeton në lagjen e tij, në rrugë, në shkollë dhe në komunitetin ku jeton.
Jam plotësisht i bindur se, me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të partnerëve tanë projekti “Smart City” do të shndërrohet në një model suksesi që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj për shumë vite me radhë.

Policia e Shtetit do të vijojë ta zhvillojë këtë projekt me përkushtim të plotë, duke integruar teknologjinë më të fundit me profesionalizmin e punonjësve tanë dhe duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Sepse çdo hap drejt modernizimit të Policisë së Shtetit është një hap më shumë drejt një Shqipërie më të sigurt.

Faleminderit!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania