11 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Firmoset memorandumi/ QKLL marrëveshje me Inspektoriatin e Mbikqyrjes së Tregut: Gjoba dhe ndëshkime për piraterinë e librave

by News Albania
September 23, 2021
in Kulturë
0
Firmoset memorandumi/ QKLL marrëveshje me Inspektoriatin e Mbikqyrjes së Tregut: Gjoba dhe ndëshkime për piraterinë e librave
81
VIEWS
Share on Facebook

Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe kreu i Inspektoriati të Mbikqyrjes së Tregut, Ladrim Sahitaj nënshkruan ditën e sotme një memorandum bashkëpunimi, i cili ka në fokus mbrojtjen e pronësisë intelektuale në fushën e letrave shqipe.

Të dy këto institucione angazhohen përmes këtij memorandumi për marrjen e hapave konkretë në luftën kundër informalitetit dhe piraterisë intelektuale.

“Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të punojnë së bashku për organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për të drejtat e autorëve dhe të pronësisë intelektuale për të bërë të mundur ndërgjegjësimin e të gjithë zinxhirit të subjekteve dhe faktorëve në industrinë e librit duke realizuar  aktivitete informuese mbi  detyrimet ligjore që duhen përmbushur në bazë të Ligjit 36/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” si edhe Ligjit Nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë”, tha Bardhyli. Mbrojtja e dorëshkrimeve të autorëve shqiptarë dhe përgatitja e tyre për botim në bazë të legjislacionit përkatës është një nga pikat e kësaj marrëveshje.

“Me interes të veçantë do të jetë shkëmbimi i eksperiencave dhe realizimi i trajnimeve të përbashkëta  ndërmjet  Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ofrojë serinë e broshurave informuese ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë botimet e tyre”, tha Sahitaj.

Informaliteti vijon të jetë ende një temë e ndjeshme përsa i përket librit. Vetëm një muaj më parë përmes një tryeze diskutimi botuesit ngritën zërin mbi rëndësinë që ka marrjan e hapave konkretë në këtë fushë. Kreu i shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri ngriti në këtë tryezë problemin e fotokopjimit pa leje të librave pranë fakulteteve, botimi i librave pa të drejtën e autorit dhe piratimi nga persona të dytë i veprave, të cilët i shesin nëpër tezga, skanimi i librave pa leje dhe nxjerrja e tyre në faqet e internetit, të cilat ua shesin lexuesve kundrejt një pagese.  Edhe pse terreni I veprimit është I vështirë përmes këtij memorandum pritet të ketë hapa konkretë në mbikqyrjen e tregut, duke ndëshkuar me gjoba dhe pezullim të aktitetit në raste shkeljeje të përsëritura.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

July 11, 2025
Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

July 11, 2025
Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

July 11, 2025

Ngjarja e Srebernicës, turpi Europës!

July 11, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In