Çdo dy ditë në Fier ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë
Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje.
‘Pjesa e pandemisë ka ndikuar bashkërënditur me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë faktorët ekonomik, mënyra e të kuptuarit të familjeve të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore, mentaliteti dhe barazia gjinore. Normalisht, kjo bën shkak që të rritet ky numër i grave të dhunuara apo që kërkojnë urdhra mbrojtje’.- tha psikologia Domi
burimi: shqiptarja.com