STAFI I SPITALIT FIER NE GATISHMERI, URIME PER HERONJTE E VITIT.
Kane qene pergjate gjithe kesaj kohe ne frontin e pare te luftes, me nje armik te padukshem e te panjohur. Dhe ashtu si cdo dite, edhe ne naten e nderrimit te viteve, stafi i Spitalit Rajonal Fier ka qene ne gatishmeri te plote.
Mjeke, infermiere e gjithe stafet mbeshtetese, kane festuar bashke naten e nderrimit te viteve, me urimin per nje vit me te shendetshem e te begate.
Vleresimet per heronjte e kesaj kohe, vijne nga te gjithe qytetaret, qe perdite vleresojne punen e tyre te palodhur, sakrificen e mundin e cdo minute.
Ne kete nderrim vitesh, bashke me ta kane qene edhe drejtues te spitalit e pjestare te tjere te stafit, qe cdo dite u vijne ne ndihme qindra qytetareve ne Fier dhe jo vetem.
Ndaj urimet ne kete vit jane pa kufij per te gjitha stafet mjeksore e mbeshtetesit e tyre, qe edhe pse ne heshtje, luftojne forte per shendetin e te gjitheve ne, nuk stepen perballe sfidave e perbaltjes. Ata jane aty ne cdo sekonde duke luftuar me zemer.














