“Mateo i shtrenjtë”
Yll i bukur i shkollës sonë,
Mateoja ynë i shtrenjtë,
Pse sot je veshur me petkun e zi,
e në zemër na le të madhen brengë?
Ku janë buzëqeshja jote,
dhe e zhdërvjellta shkathtësi?
Pse sot po rri kaq i heshtur,
dhe nuk na flet më përsëri?
Banka vajton se është bosh,
Shokët vajtojnë fatin tënd të zi.
Mallkuar qoftë dora vrastare,
që ta preu në mes të padjallëzuarën fëmijëri!
Fluturo në hapësirat kaltëroshe të parajsës,
engjëll i pafajshëm fëmijëror!
Shpirti t’u prehtë në paqe,
dritëz e bukur dielli pranveror!