Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor.
Drejtuesi i motorit Vladimir Sema nuk ka mundur që ti shpëtojë plagëve të marra dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë policia edhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.