Në Fier, banorët e Hoxharës së Re kanë organizuar një protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe cilësisë së dobët të ujit që ndodhet në sistem.
Gjatë verës, ata kanë marrë vetëm 30 minuta ujë në ditë, që është konsideruar i papranueshëm për temperaturat e larta.
Sipas qytetarëve, ujësjellësi në Fier funksionon si një sistem mafioz, duke punësuar njerëz që nuk ofrojnë ndihmë për problemet që shfaqen. Disa nga protestuesit kanë raportuar se uji është i ndotur, me përzierje të ujërave të zeza, duke bërë që ai të ketë erë të keqe dhe të shkaktojë dëme në pajisjet e shtëpisë.
“Edhe 30 minuta që vjen uji është i ndodhut. Tani kanë lëshuar ujin në kanal, mbushim ujin këtu dhe e çojmë në shtëpi që lahemi”, thotë një tjetër qytetar.
Ata theksojnë se për të pasur ujë të përdorshëm, janë detyruar të përdorin ujë nga kanali vaditës dhe kërcënojnë se nëse situata nuk përmirësohet, do të intensifikojnë protestat e tyre.