Në Fier këtë mbrëmje dy drejtues motorësh janë dërguar në spital pas një aksidenti të rëndë.
Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 21:30 në fshatin Metaj. Motomjeti i drejtuar nga 20-vjeçari F. Gj. përplasi motorin e drejtuar nga 34-vjeçari K. P. Pas përplasjes, të dy drejtuesit e motorëve janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkakun e tij.