Përkujtohet 1 Nëntori i vitit 1944 – Formimi i Brigadës XI Sulmuese
Brigada XI Sulmuese ka vërtet vetëm pak ditë jetë (1 nëntor – 29 nëntor 1944), por historia e partizanëve të saj shtrihet shumë vite më parë, që kur nisi rezistenca antifashiste.
Kjo brigadë kishte një detyrë shumë të rëndësishme, të kontribuonte në çlirimin e Tiranës, detyrë të cilën e kreu me sukses.
Historia e saj, si dhe heroizmi i mijëra bijëve dhe bijave partizane që sakrifikuan gjithçka për Lirinë e Atdheut, do të përkujtohet brez pas brezi.