Një ekspozitë e veçantë me titullin simbolik “Në telajon e Pavarësisë – 109 vjet rrugëtim i pavarur” u organizua sot në Bibliotekë kushtuar 28 dhe 29 Nëntorit.
Nxënës të Shkollës Artistike Rajonale “Jakov Xoxa” përgjatë një muaji kishin realizuar punime në pikturë e skulpturë me tematikën e festave kombëtare, duke sjellë këndvështrimin e tyre në një ekspozitë të realizuar me detaje të mirëfillta artistike, shoqëruar me një ekspozitë të fondit libror të Bibliotekës kushtuar figurave të këtyre datave.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë Javës së Flamurit.