Ky është i ndjeri Fatmir Rrokaj nga fshati Varibop i Cakranit njesia administrative bashkia Fier. Sipas një lajmi në rrjet ka ndërruar jetë këto ditë, po aq heshturazi sa ç’edhe jetoi. Ky zotëri i mjeruar dhe me shëndet mendor të shkërmoqur, në mos mund të ishte një gjeni i matematikës në Shqipëri, të paktën do të qe llogaritar, ekonomist, pedagog etj, por varfëria dhe bullizmi e degdisi në një Pitagorë të përbuzur.
I aftë për të llogaritur në pak sekonda shumëzime me numra mbi njëzet shifra, ai u zbulua si talent që 13 vjeç, në klasë të shtatë, por mjedisi rural, pafuqia ekonomike, shteti i kolapsuar, komuniteti i egërsuar e pa solidaritet e shpërfytyruan në endacak. Si Fatmir Rrokaj kanë humbur në hiç edhe shumë të tjerë, të cilët mund të ishin artistë, inxhinierë, mjekë, shkencëtarë e shtetarë të zotë.
Pusho në paqe Fatmir!
E vetmja video mbi të në Youtube: https://youtu.be/aVSEg8ITPFI