ÇMIMET KOMBËTARE HARPA 2020
NJOFTIM
Fondacioni Kulturor “Harpa” organizon:
ÇMIMET KOMBËTARE HARPA 2020 – EDICIONI I TETË
Për këtë arsye, shpallim të hapur konkursin e përvitshëm për personazhet më të spikatur…
Ky aktivitet, që realizohet në fund të çdo viti, është themeluar si një hapësirë në shenjë mirënjohjeje për personalitetet e artit, kulturës, letërsisë, gazetarisë, por edhe përtej kësaj, për institucione e ente publike e private, që i ndihmojnë dhe zgjerojnë këto fusha.
Kjo përzgjedhje, bëhet duke parë një kronologji të performancave dhe arritjeve vjetore të personazheve promotorë të jetës kulturore e sociale, talenteve dhe institucioneve.
MËNYRA E FUNKSIONIMIT:
- Duke filluar nga data e sotme, 15 dhjetor 2020 deri më 15 janar 2021, të gjithë të interesuarit, ftohen të dërgojnë propozimet e tyre për personazhet më të spikatur të vitit që po mbyllim.
Sqarojmë se ka tri mënyra për propozim: - E para, është ajo elektronike në adresat: fondacioni_harpa@yahoo.com dhe majli_rama@yahoo.it;
- E dyta, ajo nisjes me postë në adresën: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Fondacioni “Harpa”, lagjja “15 Tetori”, Fier;
- E treta, ata që kanë interes për këtë konkurs mund t’i dorëzojnë emrat dorazi pranë zyrave të Fondacionit.
Kujtojmë se pranë çdo emri të propozuar duhet të vendoset arsyeja për të cilën është bërë propozimi. Mund të propozohen 10 deri në 15 emra në fusha të ndryshme.
*Nga data 16 janar 2021, do të bëhet shqyrtimi, mbledhja e votave dhe përzgjedhja e më të votuarve. (Juria është e përbërë nga personalitete të njohura të jetës kulturore e artistike).
*Data e dorëzimit të çmimeve do të caktohet në varësi të situatës së pandemisë.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin e përhershëm!
Shënim: Fotot janë shkëputur nga edicionet e mëparshme;
Për më shumë rreth aktiviteteve tona, na ndiqni në faqen zyrtare: www.harpa.al.


























