‘Krimi përfiton nga financat publike në Fier’, Armando Subashi reagon për deklaratat e Petro Koçit: SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë
Kryetari i bashkisë Armando Subashi dhe Petro Koçi
Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçit i cili tha se në Fier elementë të botës së krimit përfitojnë nga financat publike.
Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçit i cili tha se në Fier elementë të botës së krimit përfitojnë nga financat publike. Subashi ndërsa ndodhej në fushën e grumbullimit të mbetjeve ku këto ditë ka rënë zjarr tha para gazetarëve se organet e drejtësisë janë të lirë që të hetojnë, ndërkohë që mohoi se në zyrat e bashkisë të ketë qenë SPAK. Më parë aty kishte mbritur deputeti demokrat Luan Baçi i cili kishte hedhur disa akuza në drejtim të bashkisë rreth situatës së djegjeve të mbetjeve. Pyetjes së korrespondentit të Syri Tv se “Koçi ju ka akuzuar për zhvillimin e tenderave, Armando Subashi jep këtë përgjigje:
‘Ndaj meje? Je duke abuzuar, jo të lutem nuk i bën këto diversion se në asnjë moment në deklaratat e deputeti Koçi nuk është bërë asnjë insituatë për bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre deklaratave, të gjitha i mbështesin dhe padyshim duhet të hetohen të gjithë ato që abuzojnë.
Ka qenë një spekulim i pastër i mediave dhe me dashje ose pa dashje jam munduar ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryetarit të bashkisë ky është lajm, por ky është abuzim.
SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit. Është një fake neës nuk di pse është përhapur. Çdo institucion është i hapur për hetim për organet ligjzbatuese. Nuk është fundi i botës nëse do të behët hetim.’- tha Subashi.