Këshilli i Bashkisë Fier, pas rëndimi të situatës pandemike me raste të shtuara edhe në Fier si në të gjithë vendin, ka rikthyer zhvillimin e mbledhjeve online.
Në mbledhjen e radhës, të zhvilluar nëpërmjet platformës Skype u trajtuan dhe u miratuan 5 pikat e rendit të ditës:
- Tavanet përgatitore të shpenzimeve të Buxhetit Afat Mesëm (PBA) 2021-2023 të Bashkisë Fier”.
- Pasqyra financiare të SH.A klubit shumësportësh Apollonia për vitin 2019”.
- Pranimi në Shtëpinë e të Moshuarve Fier
- Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kufizuar 6% për muajin qershor 2020.
- Sistemi i pikëzimit për programin social të strehimit, subvencionimin e ndërtesave të kredisë.