Gjytari i Shkallës së parë në Fier Ergys Selmani mund të ciësohet pa mëdyshje “grabitësi” më i madh i financave të Albpetrol-it me vendimet e marra prej tij gjatë shumë proceseve gjyqësore. Në afërsisht 5 gjyqe midis Albpetrol dhe palëve të tjera Ergysi gjyqtar e ka prehur shpatën mirë duke dhënë vendimi skandaloze. Në mënyrë korruptive dhe dukshëm sipas një skeme të mirë organizuar i ka shkëpur kësa kompanie miliarda lekë. Sipas një investigimi të Newsalbania.al çudia nuk ndodh vetëm në vendimet skandaloze të marra prej tij por dhe fakti që të gjitha proceset gjyqësore të Kompanisë Albpetrol kalojnë nga duart e këtij gjyqtari. Gjyqtari Ergys është me “fat” që këto ditë ka përsëri një proces të kësaj kompanie ku padyshim pritet të bjerë sopta e rëndë e gjyqtarit mbi financat e Albpetrolit. Zyra juridike palë përfaqësuese në këtë proces të radhës duke parë “biografinë” korruptive të gjyqtarit Ergys Selmani ka kërkuar përjashtimin e tij nga ky proces. Përtej kërkesës së depozituar burimet tona të informacionit thonë se pak gjasa ka përjashtimi i tij pasi skema korruptive është “salduar” mirë në këtë gjykatë. Bëmat e Ergys Selmani janë të pafundme.Përvec rastit dhe rasteve me Alpetrol-in Portali newsalbania.al po ju risjell në vëmendje dhe histori të tjera të këtij gjytari ndërkohë që në vijim në mënyrë të detajuar dhe dokumenta autentikë do të publikoj të gjitha vendimet e dyshimta që ai ka marrë në dëm të kompanisë Albptrol..
Një ndër rastet:
Prokuroria e Posaçme, SPAK, pritet të shqyrtojë një kallëzim ndaj gjyqtarit të Fierit, Ergys Selmani, i akuzuar nga biznesmeni Zigur Bejkosala për “shpërdorim detyre”, me pasoja të rënda mbi aktivitetin e tij financiar.
“Newsalbania.sl” ka mësuar se biznesmeni nga Vlora ka dorëzuar kallëzimin në SPAK, pasi pretendon se gjyqtari Selmani ka vendosur sekuestro mbi të gjitha pasuritë e tij, në kundërshtim të plotë me ligjin.
Kallëzuesi Bejkosala hedh dyshimet se vendimi i gjyqtarit mund të jetë ndikuar nga interesa korruptive.
Për të mbështetur dyshimet e tij, biznesmeni i referon prokurorëve të SPAK-ut se gjyqtari Selmani është takuar në zyrën e tij në gjykatë, në orët e vona të mbrëmjes, një ditë para shpalljes së vendimit, me avokatin e palës kundërshtare, Luan Shabani
Gjithçka lidhet me një detyrim financiar që Bejkosala i ka shoqërisë “I…” shpk.

Konflikti gjyqësor
Në Prill 2019, Zigur Bejkosala, administrator i kompanisë “Casaviva” lidh një kontratë me kompaninë “I…”shpk, në bazë të të cilës kallëzuesi merr me qera një ambjent në një qendër tregtare në Fier.
Në Qershor 2020, Bejkosala i detyrohet kompanisë “I…”shpk, shumën prej 792 mijë lekë (të reja).
Çështja e detyrimit financiar shkon në gjykatë, ku pala paditëse “I…”shpk kërkon kthimin e shumës.
Çështja shqyrtohet nga gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani. Ky i fundit, me një vendim për caktimin e sigurimit të padisë, vendos sekuestrimin e pasurive dhe kredive të kompanisë “Casaviva” në shumën 792 mijë lekë” Newsalbania.al disponon shumë materiale të cilat rëndojnë frikshëm pozitën e gjyqtarit Ergys Selmani çuditërisht ende në detyrë për të dhënë jo drejtësi por padrejtësi ekstreme!











